14 raste të reja në vit me talasemi, Kosova:Të parandalojmë lindjet me këtë patologji
Jetesa me taleminë do të thotë forcë për mbijetesë, frikë nësë do të ketë gjak për të kryer trasfuzion dhe dhimbje fizike sa herë injekton agen për tranferimin e gjakut. Ermela Zenelaj është diganostikuar si mbartëse e talasemisë kur ka qënë 16 muajshe. Ajo kujton nga fëmijëria e saj vështëristë, shëndeti i dobët dhe transfusion i gjakut që e mbante 12 orë të palëvizur nga shtrati.Por talasemia e ka bërë e më të vendosur edhe pse risku mbetet i lartë. Ajo përfundon arimin e mesëm këtë vit, dëshiron të ndjekë univeristetin dhe pasionin e saj për degët sociale.Vetëm në një vit në Shqipëri janë shënuar 14 raste të reja me Talasemi. Harta e të diagnostiakuar më këtë sëmundje është më e lartë në Fier në nivelin 9.96%, në Sarandë 7.92%, Lushnje 7.3%, Berat 7.04% dhe Shkodër 0.72%. Ministri i shëndetësisë Halim Kosova tha se duhet të parandalohen lindjet më këtë patologji.Kreu i shoqatës së talasemikëve Musa Zenelaj tha se ka patur raste kur prindërit kanë qënë të shëndetëshëm dhe nëna ka bërë eko tëe vazhdueshme gjatë shtazënisë dhe mjekët nuk kanë arritur ta dioagnostikojnë patologjinë që në fetus. Gjithashtu kërkoi lehtësira në shkollë të fëmijëve talasemik për shkak se kanë nevojë për kohë kur bëjnë trasnfuzion.Në qendrën kombëtare të tansfuzionit të gjakut ka gjendje gjaku por grupet negative, kryesisht 0 negativ është i rrallë. Kryqi i kuq shqiptar organizoi fushata ndërgjegjësuese për të dhuruar gjak. Një femër mund të dhuroj 4 herë gjak në vit ndërsa një mashkull 5 herë. Ndërsa prindërit duhet të informohen se cfarë është kjo sëmundje. Talasemia është sëmundje gjenetike që shkaktohet nga mungesa ose palësimi i prodhimit të vargjeve të hemoglobinës ose e thënë më thjeshtë, një çrregullim i trasheguar i gjakut. 8 maji është dita botërore e talasemisë dhe mesazhi në të gjithë botën i shërndarë nga autoritet shëndetësore është "E drejta për një kujdes shëndetësor cilësor për çdo pacienteme talasemi major".