Ilir Xhakja dëshmon në gjyqin e tij: Policët qëlluan të parët, kishin konsumuar alkool

Komisar Adem Tahiraj dhe dy policët të cilët shoqëronin atë ditën e vrasjes së tij, Fatmir Hoxha dhe Kastriot Gosturani kanë qënë nën efektin e alkoolit atë ditë. Të paktën kjo është dëshmia e Ilir Xhakjes, autor i ngjarjes, në Gjykatën e Krimeve të Rënda.I akuzuari për vrasjen e ish shefit të komisariatit të Shijakut shkon më tej në dëshminë e tij, duke u shprehur se ai është provokuar dhe ofenduar atë ditë nga Kryekomisari dhe dy efektivat.Sipas tij ai atë ditë është nisur për në xhami, kur gjatë rrugës ka parë nipin e tij të ndaluar në vendin ku ndodhur ngjarja. Ai i është afruar mjetit dhe ka parë Fatmir Hoxhën pasagjer në makinën e nipit të tij. Ai vazhdon në dëshminë e tij se efektivi Hoxha ka dalë nga makina e tij duke i përsëritur disa herë se nuk e dinte se Ledian Krasnaj ishte nipi i tij.Në këtë kohë është afruar edhe komisar Tahiraj, i cili ka filluar të ofendojë Xhakjan dhe sipas tij ai ka nxjerrë dhe mbushur pistoletën duke ia drejtuar atij. Ndërkohë që edhe efektivi Kastriot Gosturani ka nxjerrë dhe i ka drejtuar armën. Në këtë moment, vazhdon i akuzuari, ai ka ndjerë një krismë arme dhe kjo ka shërbyer për të nxjerrë armën dhe për të qëlluar disa herë mbi Adem Tahiraj.Më pas ai është larguar nga vend i ngjarjes, duke iu dorëzuar pas mesnate forcave të policisë. Por menjëherë ka reaguar prokurori i çështjes Eugen Beci, i cili kërkoi që dëshmia e Xhakjes të pranohet pjesërish, pasi ka kontradikta me ato çka deklaruar pas ngjarjes.Në dy momente sipas Prokurorit, Xhakja nuk është koherent. Xhakja ka deklaruar më parë se e njihte Fatmir Hoxhën dhe natën e vrasjes së Tahiraj. Ndërkohë që Xhakja ka përsëritur edhe njëherë kërkesën për tu ballafaquar me dy policët Hoxha dhe Gosturani. Ndërsa pritej edhe dëshmia e efektivit Gosturani, i cili për të dytën herë nuk është paraqitur në sallë.