I mori 15 mijë euro por e mashtroi,bie në pranga avokati
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2013, 18:12
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas me profesion avokat nën akuzën e mashtrimit. 41-vjeçari, B.Koçi mësohet se i ka marrë një qytetari shumën prej 15 mijë eurosh, duke i premtuar leje dhe sheshe ndërtimi.Burime nga policia bëjne me dije se denoncimi është bërë nga vetë qytetari që ka rënë viktimë e mashtrimit, pasi ka kuptuar se premtimet e avokatit nuk do të bëheshin kurrë realitet.Nga ana e policisë së kryeqytetit po hetohet për raste të tjera mashtrimi, në të cilat dyshohet se është përfshirë avokati B.Koçi.