Vrau të dashurin, Nazime Visha kërkon mëshirë në sallë, dënohet me 10 vite

Mëshirë kërkoi Nazime Visha nga gjykata e Tiranës në seancën kur do të vendosej gjyqin e saj. Ajo u shpreh se nuk e ka vrarë me paramendim abuzuesin e saj Fiqiri Muça, por e detyruar nga kushtet ku ndodhej, pasi viktima i kishte shkatërruar jetën.Ndërsa avokatja mbrojtëse e 18 vjeçares, Vjollca Pustina, gjatë leximit të konkluzioneve përfundimtare kërkoi shpalljen të pafajshme të klientes së saj për akuzën e vrasjes dhe 2 vjet burg për armëbajtje pa leje.Pas dëgjimit të vetë të pandehurës dhe avokates së saj, gjykatësi Gerd Hoxha vendosi të shpallë fajtorë Nazime Vishën në akuzën e vrasjes me paramendim dhe dëmin e saj me 15 vjet burgim.Por Visha përfiton uljen e një të tretës së dënimit pasi i është pranuar gjykimi i shkurtuar dhe dënimi i saj u konvertua në 10 vjet.Të revoltuar nga vendimi familjarët e Nazime Vishës e cilësuan vendimin si mjaft të rëndë. Gjykata duhet të merrte parasysh kushtet në të cilat 18-vjeçarja kreu krimin.13 gushtin e vitit që shkoi Nazime visha qëlloi për vdekje Fiqiri Muçën. Muça kishte abuzuar mbi 18- vjeçaren që nga mosha 14 vjeç në mënyrë sistematike, ndërsa ngjarja u shënua në Krrabë të Tiranës në shtëpinë gjyshërve të saj.