Listat për deputetë në 14 maj, pranohet kandidimi i Arben Malaj si i pavarur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2013, 12:15
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar sot kërkesën e Arben Malajt për të kandiduar i pavarur në qarkun e Vlorës.Kështu pas vendimit të sotëm të KQZ-së do të jenë 3 kandidatë të pavarur që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit, Dritan Prifti për qarkun e Fierit dhe Laureta Gjoni dhe Arben Malaj për qarkun e Vlorës.Ndërkohë në mbledhjen e sotme të KQZ-së u vendos që Partia Demokratike dhe Lëvizja të kenë të drejtën e propozimit të anëtarit të tretë dhe të katërt të GNV-ve.Gjithashtu KQZ miratoi edhe një shtesë në vendimin për ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias, për monitorimin e fushatës zgjedhore, në radion dhe televizionin publik dhe ato private.