Kosovrasti, padi për sekretarin e Këshillit bashkiak

Në prokurorinë e Tiranës tashmë ka një kallëzim penal për sekretatin e këshillit bashkiak Behar Zeneli nga kreu i këtij këshilli, Njazi Kosovrasti. Në një komunikim për mediat, thuhet se në kallëzimin penal, Kosovrasti thekson se në shkelje të nenit 36, pika 2, ligji"Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore", ku Zeneli ka lëshuar aktin e titulluar"njoftim", për zhvillimin e mbledhjes jashtë radhe të Këshillit Bashkiak".Sipas ligjit, "thirrja për mbledhjen e Këshillit bëhet nga kryetari i Këshillit" dhe se sekretari shpall njoftim vetëm më urdhër të kryetarit Kosovrasti.Në këtë kallzim ndër të tjera thuhet: "Kjo shkelje e paprecedentë e ligjit është arsyeja që më detyroi t'ju drejtohem Juve, me këtë kallëzim penal. Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Bashkiak Tiranë, mendoj se një precedent i tillë i shkeljes së ligjit me dashje, përbën vepër penale dhe konkretisht veprën e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, atë të shpërdorimit të detyrës"Më tej, z. Kosovrasti vlerëson se "me kallëzimin e këtij akti, nuk synoj të dënoj shtetasin Zeneli, por nëpërmjet tij dua të përfshihem në denoncimin e kësaj praktike kriminale të përdorimit të detyrës, në funksion të interesit të partisë dhe jo të shtetit, funksionar i të cilit shtetasi Zeneli është".

Ndërkaq vetëm një orë pas publikimit të këtij kallzimi, përfaqësuesi ligjor i këshilltarëve të majtë depoziton një padi në Prokurori për kryetarin e Bashkisë, Lulzim Basha. Kallëzimi penal i të majtëve, në këtë rast për Bashën, është  për shpërdorim detyre. Përveç zotit Basha, këshilltarët e majtë kanë depozituar në Prokurori edhe një tjetër padi për Kosovrastin. Arsye e këtyre padive sipas opozitës në Këshill është shkelja e detyrës dhe kundrvajtje ligjore.

 Kjo situatë është krijuar pas zhvillimit të mbledhjes të premten në kushte jo normale. Opozita kërkoi mbledhje urgjente për të shkarkuar Kosovrastin dhe për të emëruar si kryetar Aldrin Dalipin.

Këshillitarët e majtë nuk janë lejuar fillimisht të hyjnë brenda dhe pasi është hapur dera kanë votuar për shkarkimin e kryetari të këshillit.Kosovrasti e quajti të paligjshëm votimin. Pas deklaratave të bëra, ai ka depozituar tashmë një kallëzim penal për sekretarin, i cili ka lëshuar urdhërin për këtë mbledhje.