Zhbllokohet Kapshtica, rinis puna nga pala greke
Zhbllokohet kalimi në doganën e Kapshticës. Pas disa orë ngrirje të punës në pikën kufitare të doganës greke si pasojë e një defekti në sistemet e komjuterave tashmë ka rifilluar puna, ndonëse me ritme të ngadalta , duke regjistruar kështu radhë të gjata njerëzish dhe automjetesh në pritje. Mësohet se në doganën e Kapshticës, pala shqiptare punon me 5 sportele, ndërsa ajo greke punon me 4 sportele.Përfundimi i festimeve të Pashkëve Ortodokse në Shqipëri dhe frika e ndalimit në kufi për shkak të toponimeve shqip në dokumentat e identifikimit të fëmijëve, ka detyruar emigrantët të kthehen më herët në vendet e tyre të punës duke regjistruar kështu fluks dhe radhë në pikën kufitare të Kapshticës. Në Kapshticë e Kakavijë pati bllokim kalimi si pasojë e një defekti në sistemet e komjuterave të palës greke.Autoritetet greke në Kapshticë njoftuan zyrtarisht pak ditë më parë, se emigrantët që kanë probleme me toponimet shqip në pasaportat e fëmijëve të tyre do të lejohen deri në datën 7 maj, më pas ata do të ndalohen sërish në kufi. Gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar traun 4097 emigrantë me 955 mjete.