Fyle mesazh shqiptarëve: Vendi i Shqipërisë është në Europë

"Vendi i Shqipërisë është në Europë". Me këtë mesazh u është drejtuar nga Brukseli komisioneri për zgjerimin në BE, Stefan Fyle të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ky mesazh vjen në kuadër të javës europiane që zhvillohet në Bruksel dhe që do të kulmojnë më 9 maj në Ditën e Europës.“Sot, në Ditën e Europës, kur ne jemi duke festuar parimet dhe qëllimet themeluese të Europës, unë po ju drejtohem sërish për t'iu siguruar se unë besoj fort se vendi i Shqipërisë është në Europë”-shprehet Fyle në mesazhin e tij.Komisioneri për zgjerimin e Bashkimit Europian i referohet në këtë mesazh vizitës së tij në Tiranë."Vetëm pesë javë më parë unë erdha në Tiranë për konferencën 'Vetëm Bashkimi Europian’. Unë u preka nga pritja e ngrohtë që më dhanë qytetarët shqiptarë dhe nga diskutimi i gjallë që patëm mbi të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Euopian. Zhvillimet në Bashkimin Europian i kanë mundësuar popujve të tij të gëzojnë një periudhë të pashembullt paqeje dhe prosperiteti. Megjithë vështirësitë e fundit, Europa mbetet një burim frymëzimi me vlerat e saj, me standardet e saj të jetesës, edhe në rastin e zgjerimit, po kështu, me fuqinë e saj transformuese, duke sjellë reformat dhe ndryshimet e nevojshme për arritjen e standardeve europiane në të gjitha fushat e jetës” tha ai.Fyle shprehet besimplotë se Integrimi europian do të prodhojë përmirësime të mëdha, jo vetëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, luftën kundër korrupsionit dhe në menaxhimin e shëndoshë financiar, por edhe për mbrojtjen sociale e perspektivat e punësimit, në sigurinë ushqimore dhe mjedisin, duke përmirësuar kështu në mënyrë radikale cilësinë e jetës së njerëzve.Fyle e mbyll mesazhin e tij duke deklaruar se "ajo që do populli shqiptar është Europa dhe se është entuziazmi dhe motivimi i qytetarëve do të çojë Shqipërinë përpara në rrugën e saj të integrimit europian”. Ndersa shpreh angazhimin e strukturave europiane per te ndihmuar Shqiperine ne aspiraten e saj per integrim.