Berisha në Urën Vajgujore:Kuvendi do mblidhet çdo javë për 3 ligjet

Nga qyteti i Beratit, ku inaguroi rikonstruksionin e rrugës Ura Vajgurore – Pashalli – Mbistrovicë, Kryeministri Berisha ka kërkuar votën e banorëve të këtij qarku për të vazhduar më tej, sic tha ai, ndryshimin e vendit. Sipas Kryeministrit PD dhe koalicioni i saj vinë në Berat jo vetëm me listën e kandidatëve më të mirë për deputetë, por dhe me listën e veprave të realizuara dhe atyre që pritet të marrin jetë katër vitet që vinë.“23 qershori po vjen. Kam nevojë për ju për të vazhduar ndryshimin , në këtë garë ne kemi sjellë kandidatë më të shkëlqyer, krahas kësaj liste, ne kemi listën e veprave të relaizuara dhe ato që do realizohen. Të ecim të sigurt, të votojmë partine Demokratike dhe koalicionin e saj si e ardhmja më e shkëlqyer europiane. Të rendim pas cdo vote, të bëjmë gjithcka që me 23 qershor të firmosim një fitore të shkëlqyer” tha Berisha.Kryeministri akuzoi opozitën se bllokoi për arsye personale, politike marrjen e statusit kandidat, si pasojë qindra e qindra milionë euro investime. Ndërkaq ai theksoi se parlamenti edhe pse po shkojmë drejt zgjedhjeve do të mblidhet çdo javë, në mënyrë që të votohen tre ligjet që kërkohen nga Bashkimi Evropian për marrjne e statusit.“Këto ditë Rama me zëdhënësit e tij bëri thirrje të votojmë ligjet, ndonëse ne kemi iniciuar referendumin. E përshëndetëm faktin që pas qindra ditëve bllokim. E hëna ishte në parlament, shkuam me kënaqësi, ju e patë bënë ritin e zakonshëm, u ngritën dhe boshatisën parlamenin. Tani më duhet tu them këtu para jush se megjithëse jemi në zgjedhje për hir të ligjeve do mbledhim çdo javë parlamentin” - theksoi ai.Duke u ndalur tek investimet, Berisha premtoi shtrim të cdo km rrugë në katër vitet që vinë si dhe një sistem ujitës modern për fermerët shqiptarë.“Po ndërtojmë në Berat mbi 120 km rrugë në zonat e tij. Ne e dimë që ka dhe shumë rrugë të tejra që presin për tu ndërtuar dhe rindërtuar, por jam këtu për tu zotuar para jush se 4 vitet që vinë do ndërtojmë cdo km rrugë në këtë qark dhe mbarë Shqipërinë. Rruga është korridori i energjisë së tregut, është punësim dhe cdo gjë, ndaj dhe ne jemi përqëndruar nga 2006 e deri më sot më shumë se në cdo degë tjetër në bërjen e Shqipërisë me një infrastrukturë moderne. Kudo do ndërtojmë rrugë, do bëjmë që fshatrat e vendit të kenë të njëjta shërbime si ato në qytete. Po bëjmë gjithcka për të nxitur zhvillimin e vendit, Shqipëria vend i zhvilluar është objektivi më madhor për katër vitet që vinë. Ne kemi bërë gjthcka për të nxitur zhvillimin dhe rezultatet janë, nuk jemi aty ku duhet sigurisht , por kishim një trashëgimi të prapambetur në infratsrukturë. Katër vitet që vinë ne e finalizojmë atë, do ndërtojmë një rrjet modern ujitës, do vazhdojmë rritjen e rrogave dhe pensioneve, do bëjmë gjithcka për punësimin” tha më tej Berisha.Kreu i qeverisë dhe lider i mazhorancës premtoi angazhimin maksimal të kolaicionit të djathtë për hapjen e vendeve të reja të punës, ndërsa shtoi se edhe reformat e ndërmarra nga qeveria do të japin një impakt pozitiv në ekonominë e vendit.“Njeriu i punësuar është njeriu që ndërton jetën e tij. Nuk kanë qenë vite të lehta, sepse një krizë e egër ka mbërthyer vendet rreth nesh dhe më gjerë. Shqipëria ëhstë i vetmi vend në rajon që nuk ka rënë në recesion, përkundrazi ka pasur një rritje ekeonomike. Jemi të vendosur të bëjmë gjithcka për të nxitur rritjen ekonomike. Efekti i reformave që ne morëm do jetë një efekt i fuqishëm, nuk ka filluar ende, heqja e TVSH për të gjitha makineritë do ketë efekte të padiskutueshme pozitive. Do bëjmë gjithcka për të ulur koston e punës, do bëjmë gjithcka që biznesi shqiptar të gjenerojë gjithnjë e më shumë vende pune” përfundoi Berisha.Kryeministri Berisha gjatë inaugurimit shoqërohej edhe nga kandidatët për deputetë të PD-së, Genc Pollo, Astrit Veliaj dhe Lefter Maliqi.Rikonstruksioni i rruges Ura Vajgurore – Pashalli - MbistroviceVlera e financimit: 428 milion LekeGjatesia e rrruges: 13.09 kmGjeresia e asfaltit:3-6 mPerfitues: 5.500 mije banoreKjo rruge eshte pjese e premtimit per ndertimin e Unazes se Shpiragut. Eshte perfunduar pjesa pare Mbreshtan – Sinje10.5 km dhe do te ndertohen dhe 12 km qe e lidhin kete rruge me Aranitasin.Rruga do te lidhe me rruge te asfaltuar te standarteve bashkekohorefshatrat Pashalli, Skrevan, Vokopole, Bistrovice dhe Mbieshove te Bashkise Ura Vajgurore dhe te komunes Sinjeme Uren Vajugore, brenda nje viti. Ky investimi eshte duke u kryer ne kuader te nderhyrjes qe Fondi Shqiptar i Zhvillimit po kryen per permiresimin e infrastruktures rrugore te Qarkut te Beratit ne pergjithesi.Kryeministri inspektoi punimet për rikonstruksionin e rrugës Fiershegan-Kozare, me gjatësi 18,2 km, gjerësi 6 metra dhe vlerë 792 milion lekë, si dhe punimet e rrugës Lushnjë-Berat me gjatësi 27 kmGjatë vizitës në qarkun e Beratit, kryeministri Berisha inspektoi punimet për rikonstruksionin e rrugës Fiershegan-Kozare, me gjatësi 18,2 km, gjerësi 6 metra dhe vlerë 792 milion lekë.

Rruga e cila pritet ti shtohet infrastrukturës moderne në të katër anët e vendit do të lidhë 3 qarqe, të Fierit me Beratin dhe Elbasanin, nga ku do të përfitojnë 17 mijë banorë të komunave Kozare dhe Fiershegan, në rrethet e Beratit dhe të Lushnjës.

Segmenti rrugor Fiershegan - Kozare është në vijim të disa investimeve të kryera nga FSHZH në Qarqet Berat dhe Fier me synimin e krijimit të një rrjeti rrugësh rurale në një nga zonat me prodhimtari të lartë bujqësore. Si e tillë, kjo rrugë do të ndihmojë fermerët e zonës të çojnë produktet e tyre më shpejt në tregun rajonal të Lushnjës me kosto më të ulët e me fitim më të lartë.

Në vijim, kryeministri inspektoi punimet e rrugës Lushnjë-Berat me gjatësi 27 km, për të cilën deri tani janë kryer 70 % e punimeve.