Koka-Kryebashkiakëve: Të mbrojmë pyjet, përtej afateve të moratoriumit
Moratorimi i pyjeve, i vlerësuar ndryshe edhe si një aset i rëndësishëm për ekonominë e vendit nuk mund të funksionojë pa ndihmën e kryetarëve të Bashkive.Për këtë arsye, përgjegjesitë për planet e shfrytëzimit dhe mirëmbajtes së pyjeve t'ju kalojnë të zgjedhurve vendorë.Ministri Mjedisit, Lefter Koka, kërkoi bashëpunimin e tyre për mirëmbajtjen e mjedisit.Koka: Ligji i ri i menaxhimit të pyjeve është në komisione dhe së shpejti do të kalojë në kuvend dhe sëbashku me moratoriumin duhet konsideruar si një aset i rëndësishëm ekonomik. Në moratorium është e shprehur qartë se do të jenë krytarët e Bashkive që do të kenë planet e menaxhimit sipas nevojave të pyjeve. Do kërkoja edhe njëherë përkushtimin e të zgjedhurve vendor, është një mision i vështirë, katër vite kalojnë shumë shpejt. Ky bashkëpunim është përtej afateve kohore politike.Në aktivitein e zhvilluar në Universitetin Bujqësor në Kamzës ishte i pranishëm edhe zv.ministri Niko Peleshi, i cili shprehu besimin në përgjegjshmërinë e kryetarëve të Bashkive në menaxhimin e fondit pyjor.Peleshi: Nuk mjaftuan politikat e Ministrisë së Bujëësisë në këto dy vite për shfrytëzimin e pyjeve. 2700 leje shfrytëzimi në dhjetë vite, 24 në 2 vite. Vendosëm të decentralizojmë menaxhimin e fondit pyjor për tua kaluar Bashkive. Ne realisht i besojme forcës dhe përgjegjshmërisë së kryetarëve të Bashkive, ata zgjidhen drejtëpërdrejtë nga populli.Ndërkohë, bashkëpunimi me Universitetin Bujqësor u cilësua me rëndësi për të rikthyer traditën e fidanishteve dhe si rrjedhojë për të rritur cilësinë e qyteteve tona.