Emigrantët e bllokuar në kufirin Maqedoni-Greqi kaluan natë makthi në shi
Emigrantët e bllokuar në kampin e Idiomenit në kufirin greko-maqedonas, kanë kaluar një natë mjaft të vështirë si pasojë e reshjeve të shiut.Tendat e ngritura për strehimin e azil-kërkuesve nuk kanë mundur që t'i ruajnë ata nga uji.Emigrantët thonë se ata kanë kaluar një natë makthi."Ishte si një makth. U zgjuam në një pishinë. Gjatë natës u përpoqëm që të ndryshonim pozicionin e çadrave të kampit, pasi në to futej ujë dhe nuk mund të flinim. Përpjekjet tona ishin ta pasuksesshme dhe mund të them që ishte një mbrëmje mjaft e vështirë."Vetëm në këtë kamp të ngritur në Idiomeni ka më shumë se 7.000 azil-kërkues.Kjo shifër është tre herë më e lartë se kapacitetet strehuese të kësaj qëndre.Autoritetet thonë se kampi ishte projektuar për të mbajtur afro 2.500 azilkërkues në terma afat-shkurtër kohorë dhe se situata po del jashtë kontrollit.Emigrantët thonë se ata presin për orë të tëra për të marrë ujë, ushqim dhe medikamente, ndërkohë që bëhet me dije se ndihmat humanitare janë drejt fundit.Sipas burimeve zyrtare, 22.000 emigrantë janë të bllokuar në të gjithë Greqinë, teksa numri pritet të arrijë në 70.000 gjatë ditëve të ardhshme.Në kufirin greko-maqedonas janë vendosur 100 policë të huaj që vijnë nga Serbia, Kroacia, Sllovenia dhe Austria.