Super e Marta, sipas sondazheve kryesojnë Clinton e Trump

Kandidat presidencialë në Shtetet e Bashkuara nga Republikanët dhe demokratët do të garojnë sot në 13 shtete të ndryshme, në ditën e njohur si super e marta.Favoriti kryesor nga rradhët e republikanëve vijon të mbetet Donald Trump, i cili ka fituar tre nga katër votimet e para të kësaj force politike. Ai pritet që të regjistrojë rezultate pozitive në pothuajse të gjithë shtetet ku do të ketë zgjedhje partiake.Megjithatë, me interes do të pritet gara për Teksasin ku rivali i tij më i afërt Ted Cruz është senator dhe pritet të ketë mbështetje.Një përplasje më e ashpër pritet në kampin demokrat, ku Bernie Sanders dhe Hilary Clinton do të matin forcën në ditën më të rëndësishme të votimeve në rang partiak. Ish-sekretarja e Shtetit ka fituar deri më tani në Iowa, Nevada dhe në Karolinën e Jugut, ndërkohë që Sanders numëron vetëm një triumf në New Hampshire.Super e marta shihet si një faktor mjaft i rëndësishëm në përcaktimin e kandidatit përfundimtar nga të dyja partitë politike./Oranews.tv/