Certefikatë martesore për 1 mijë euro, përjashtohet konsullja në Milano

Ministria e Jashtme bën me dije se ka përjashtuar nga shërbimi diplomatik konsullen e Shqipërisë në Milano të Italisë.Kështu, Luljeta Çobanaj sipas Ministrisë, që prej ditës së sotme nuk “është më pjesë e shërbimit konsullor të Republikës së Shqipërisë”.Vendimi erdhi pas në një emision investigativ u denoncuan abuzimet në Konsullatën e Përgjithshme të vendit tonë në Milano.“Ndërkohë për rastin në fjalë do të ketë një hetim të plotë për të identifikuar të gjitha përgjegjësitë e mundshme”, thekon Ministria më tej.Sipas denoncimit, konsullja jepte certefikata martese kundrejt një shume prej 1 mijë eurosh pa pasur nevojë për dokumente të tjera apo vërtetime nga njësitë administrative në Shqipëri. /Ora News/