Del Piero, të mahnit edhe në kërcim

Ylli i futbollit italian, Alessandro Del Piero për vite me radhë ka magjepsur me performancën e tij në  fushën e lojës. Edhe pse sezonin e kaluar ai është tërhequr nga futbolli, të gjithë e kujtojnë atë si një nga legjandat më të suksesshme të futbollit në kohët moderne, ku zoti i dha atij teknikat që i duhen nje futbollisti.Por përveç talentit të tij në fushë, ka treguar që ai është perfekt edhe në skenë. Ish juventini  ka marrë pjesë në spektaklin  “Ballando Con Le Stelle”, në  televizionin italian, Rai1, për të treguar se talenti i tij nuk është vetëm futbolli por edhe kërcimi.Gjatë performancës së tij nën ritimin e tangos bashkë me pamjet spektakolare të Kupës së viti 2006, ku Del Piero shënoi ndaj ekipit gjerman, ai tregoi në mënyrë të përkryer cilësitë e tij të fshehta të kercimit.alessandro-del-piero-tango-310x165Alessandro Del Piero