Erozioni nga lumi, në fshatrat e Mirditës "zhduken" 30 ha tokë nga Fani

Të paktën 30 ha tokë janë marrë nga lumi 2 vitet e fundit në fshatin Rreth i Epërm në Mirditë. Banorët thonë se ndryshimi i rrjedhës së lumit Fan, përveç tokës, po u rrezikon shembjen e banesave.Mbi 30 hektarë tokë i ka marrë lumi Fan në Mirditë, ndërsa në rrezik janë të gjitha banesat e fshatit Rrethi i Epërm.Erozioni që ka nisur prej dy vitesh në këtë zonë ka marrë përmasa të frikshme, duke vënë në alarm banorët, të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme pasi ndihen të kërcënar nga lumi.Banori: Tokën ua ka marrë fshatarëve, tani po na kërcënon shtëpinë ne. Diku po bllokohet lumi, diku po na merr lumi. Ato inerte që nxirren nga tuneli me i hedh këtu shtëpia shpëtoi, toka ka ik që ka ik.Banori: Deri në mes të lumit ka qenë tokë buke.Ka qenë e mbjellë komplet me arra.Kur u bë autostrada, i ndihmuan më tepër, shembën malin dhe prapë materialin këtu, nuk e ruajtën tokën e bukës.Shkak i kësaj situate sipas banorëve të Mirditës është bërë ndryshimi i rrjedhës së lumit nga hedhja e inerteve pa kriter gjatë ndërtimit të Rrugës së Kombit.