Goditet banda shqiptare e “Audit” të bardhë për dhjetëra grabitje
Katër shqiptarë përfunduan në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen se kanë kryer 21 grabitje të ndryshme.Vjedhjet janë zhvilluar në rajonin e Piemontes, kryesisht në vila. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se shqiptarët qarkullonin me një automjet tip Audi, teksa kryenin grabitjet në momentin që pronarët e vilave largoheshin nga banesat e tyre.Arrestimi i tyre është në vijimësi të një operacioni tjetër të zhvilluar rreth 6 muaj më parë, ku u arrestuan edhe 9 shtetas të tjerë po për këtë vepër penale.Bandës i janë gjetur 20 automjete të grabitura. Media shkruanjë se të arrestuarit janë Nikolin Aldushi, Kristijan Tragaki, Stiljan Tryci dhe Osvaldo Vuka.Arrestimet u bënë pas përgjimeve të shumta dhe denoncimeve të kryera nga pronarët e banesave.Banda sipas mediave italiane ishte e njohur për shkak të përdorimit të “Audit” të bardhë të modelit TT.Arrestimet e fundit lidhen edhe me disa banda të tjera grabitësisht që kryenin veprimtarinë e tyre në krahinat e Alessandria, Cuneo dhe Torino. Hetimet janë shtrirë në të gjithë Italinë.
/Ora News/