Motori përplaset me mjetin tip BMW, një në spital, një në komisariat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2016, 10:56
Një drejtues motori përfundoi në spital, ndërsa drejtuesi i një mjeti përfundoi në prangat e policisë.Shkak u bë një ngjarjes aksidentale, pas një automjet tip BMW u përplas me një motor tip Honda.Ngjarja u regjistrua rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën Xhabiej-Parrucë përballë Shkollës “Ndre Mjeda” në qytetin verior të Shkodrës.Drejtuesi i motorit, shtetasi me iniciale B.T, 19-vjeç, u plagos gjatë aksidentit, duke u transportuar për në spitalin rajonal të qytetit.Policia lokale sqaron se ka ndaluar drejtuesin e mjetit me iniciale S.S, 25-vjeç.Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor po kryen veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
/Ora News/