Ornela Canaj: Rroku po përgatit amnistinë për vrasjen e Aldës dhe nënës time
Historia e vrasjes së një vajze dhe mamasë së saj 15 vite më parë është rikthyer në skenën mediatike.Një ditë pas dëshmisë së autorit Marjan Rrokut nga qelia, vjen dhe dëshmia e Ornela Canajt.Motra e Aldës dhe mamasë së tij Mbarimes, jeta e të cilave u pre në mes nga plumbat e pistoletës së Marjan Rrokut kërkon të thotë të vërtetën që nuk mund ta thonë nga nëntoka as Alda dhe as Mbarimja.Në një intervistë për “Dritare” të gazetares Rudina Xhunga në Vizion Plus Ornela Canaj thotë se Marjan Rroku po manipulon për t’u përgatitur për një amnisti. “Ka disa arsye. Janë veprime manipuluese të Marjan Rrokut. Në çdo gjykatë ka qenë një histori e ndryshme, veprim në prapaskenë. Nuk e besoj të jetë penduar. Nëse Marjan Rroku do ishte i penduar pse nuk dërgove një letër por mori gjithë atë kohë televizive. Është një kriminel që nuk e meriton të shfaqet” thotë ajo.I janë dashur shumë vite këmbëngulje për të rënë në gjurmët e njeriut që i mori jetën motrës dhe nënës së saj“Doja që ata të preheshin në paqe duke arrestuar autorin dhe ta kalonte jetën në burg perjetë”Ornela kujton se mamaja e saj mësuese kishte hequr dorë nga profesioni I saj për ti qëndruar pranë Aldës, ta shoqëronte nga para e prapa pasi Marjan Rroku kishte muaj që po e përndiqte. Pengu I saj: Sikur atë ditë ta kishte përcjellur ajo Aldën nga shkolla dhe të mos e kishte dëgjuar atë që do priste mamanë ndoshta do ishte shmangur vrasja.“Atë ditë në orën e pushimit Alda ishte e nxirë dhe më tregoi se Marjan Rroku I kishte shkuar tek driarja e klasës dhe I kishte bërë me shenjë që do ta vriste. I thashë të të çoj në shtëpi tani mos prit për mamin. Jo më tha se kam më shumë besim tek mami. Pas mësimit shkova në shtëpi. Mendova se ishin kërcënime të papërfunduara që na ndodhën për muaj me radhë por erdhi policia në shtëpi dhe më tregoi se çfarë kishte ndodhur”