Flakët përfshijnë bodrumin në një pallat pranë vilës 31

Një zjarr ka përfshirë këtë të martë bodrumin e një pallati në zonën e Bllokut, në Tiranë.Zjarrfikësit e mbërritur në vendin e ngjarjes kanë mundësuar shuarjen e flakëve, ku si pasojë e tymit të shkaktuar një grua rreth 70 vjeç pësoi asfiksi të lehtë.Autoritetet bënë me dije se pas dhënies së ndihmës së parë e moshuara doli jashtë rrezikut për jetën.Forcat e policisë rrethuan për disa minuta të gjithë zonën ku ndodhi ngjarja e cila u vu nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.Nga mbikëqyrja paraprake e specialistëve dyshohet se shkak i zjarrit është bërë djegia e kabllit elektrik të pallatit.[caption id="attachment_689129" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Bodrumi qe u perfshi nga flaket Ne foto: Bodrumi qe u perfshi nga flaket[/caption]/Oranews.tv/