Integrimi, formati i takimit të Dialogut të Nivelit të Lartë mbetet i pandryshuar

Reforma në drejtësi dhe dialogu i radhës i nivelit të lartë Shqipëri - BE që mbahet në fund të marsit, ka dominuar takimet që Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, zhvilloi në Bruksel.Në takimin me Komisionerin për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, Gjosha nënvizoi se qeveria ka avancuar me punën për 5 prioritetet.Duke u ndalur tek reforma në drejtësi, Gjosha tha se pas rekomandimeve të Venecias, do nisë dialogu politik për gjetjen e një konsensusi.Gjosha: Me ardhjen e rekomandimeve zyrtare nga Komisioni i Venecias ne të gjithë presim që të hapet një debat politik për tu diskutuar mes palëve konsensusi i mundshëm për reformën në drejtësi në mënyrë që ajo të shkojë pranë Parlamentit shqiptar dhe të votohet me sa më shumë vota të jetë e mundur. Ky do të ishte dhe mesazhi më i mirë që ne mund ti japim jo vetëm Europës, por edhe publikut shqiptar.Ministrja Gjosha dhe komisioneri Hahn po ashtu diskutuan mbi formatin e dialogut të nivelit të lartë Shqipëri-BE, ku shprehën dakordësinë që të ruhet i njëjti format me takimin paraardhës.Gjosha: Biseduam dhe për formatin që do të ketë dialogu i nivelit të lartë, sepse dhe kjo është i një rëndësie të veçantë. Komisioneri Hahn sëbashku me kryeministrin Rama do ta drejtojnë këtë format dhe janë shumë të rëndësishme dhe mesazhet që do të dalin nga ky takim.Gjatë qëndrimit në Bruksel, Minsitrja e Integrimit zhvilloi takime edhe me Christian Danielsson, Drejtor i Përgjithshëm për Zgjerimin pranë Komisionit Europian, i cili shprehu vlerësime për progresin që ka shënuar Shqipëria.Ministrja u prit në një takim edhe nga eurodeputeti Knut Fleckenstein me të cilin diskutoi për rezolutën që Parlamenti Europian do të miratojënë fund të prillit.