Ministria e Drejtësisë përjashton 29 përmbarues privatë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2016, 10:24
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka vendosur që të heqë certefikatat për dhjetëra përmbarues privatë. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, të paktëbn 29 përmbarues preken nga vendimi. Bashkë me heqjen e certefikatës, përbaruesit do të çregjistrohen“Nga verifikimi i Regjistrit të Përmbaruesve Privatë, rezulton se 29 përmbarues të certifikuar nuk janë të regjistruar në regjistrin e përmbaruesve gjyqësorë privatë me statusin “Aktiv”, që do të thotë se nuk e kanë ushtruar funksionin publik të përmbaruesit privat për më shumë se një vit”, sqaron Ministria në reagim.