Situatë dëshpëruese për mijëra emigrantë në kufi

Më shumë se 7 mijë refugjatë dhe migrantë janë të bllokuar në veri të Greqisë dhe në afërsi të kufirit me Maqedoninë.Shkupi zyrtar ka vendosur të mbajë të bllokuar pikën e kalimit kufitar me fqinjin e saj jugor, duke shkaktuar përkeqësim të gjendjes së emigrantëve.Sipas mediave greke, emigrantët janë përleshur me policinë në pikën kufitare në përpjekje për të depërtuar brenda Maqedonisë duke vijuar më pas në vendet e Evropës.Bllokimi nga pala maqedonase nisi në fundjavë, ndërsa prej 24 orësh nuk janë lejuar të kalojnë të ikurit.Disa prej emigrantëve kanë pritur në kampin Idomeni në afërsi të kufirit për më shumë se një javë.Maqedodia lejon kalimin e kontrolluar të vetëm disa qindrave, duke ndjekur të njëjtën politikë të fqinjit të saj verior, Serbisë. /Ora News/