Inertet e ish-fabrikës, banorët protestë: Pluhur të zi në banesa, po sëmuremi
Banorët e lagjes nr 6 në Korçë kërkojnë largimin e inerteve të ish- fabrikës së tullës, e braktisur prej vitesh. Banorët thonë se nga pluhuri i inerteve të tullës brenda në banesë, kanë zhvilluar alergji të ndryshme dhe po i ndjejnë pasojat në shëndet.Stuhia e fuqishme e erës që përfshiu të hënën Korçën, ka sjellë ndotje masive në banesa në lagjen nr 6 të qytetit.Banorët thonë pluhuri është pasojë e një grumbulli inertesh të ish- fabrikës së tullës, jashtë funksioni prej vitesh.Banori: Shqetësimi i banorëve është shumë i madh për arsye se këtu ka ardhur që kur punonte fabrika një material që qymyr mund ti thuash, por dhe mund të mos jetë.Është i palashëm dhe me anë të sapunit dhe me anë të ujit.Banori: Është një tym që nuk jetohet fare aty.Përmes Bashkisë jemi ankuar në instancat, nuk na e kanë zgjidhur fare.Banorët kërkojnë largimin e mbetjeve inerteve, nga të cilat thonë se po vuajnë pasojat në shëndet.