Mogherini të enjten në Tiranë, Ora News zbardh axhendën e takimeve

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, mbërrin mbrëmjen e së enjtes në Tiranë për një vizitë zyrtare në vendin tonë.Ora News ka zbardhur axhendën e takimeve të Mohherinit në Tiranë që do të nisin të premten.Zyrtarja e lartë e BE për Politikë të Jashtme do të ketë takime me kryeministrin Rama, Ministrin e Jashtëm Bushati, kreun e Kuvendit Meta, Presidentin Nishani dhe kreun e opozitës Basha.Ndërkohë të premten, Kuvendi do të ketë dhe një seancë të posaçme, ku Mogherini do të mbajë një fjalim para deputetëve.Një ditë më parë, kryeministri Rama u kërkoi deputetëve socialistë në mbledhjen e grupit parlamentar një pjesmarrje sa më të gjerë në seancë.