Alarm në aeroportin e Këlnit, një grua ‘shkakton’ kaos

Aeroporti i Këlnit në Gjermani u mbyll paraditen e kësaj të marte për shkak të masave të sigurisë.Vendimi erdhi pasi një grua hipi në avion pa kaluar më parë nga kontrolli i sigurisë.Autoritetet gjermane kanë vendosur që të rikontrollojnë të gjithë pasagjerët e avionit.Britanikja The Sun, shkruan se aeroporti është në kaos pasi shumë fluturime janë anuluar.Dy helikopterë federalë të policisë kanë mbërritur në zonë pas incidentit.Një zëdhënës i aeroportit tha se dy terminalet janë mbyllur dhe të gjithë personat aty do të rikontrollohen.Një operacion i vazhdueshëm policor është duke u zhvilluar për shkak të shkeljes së sigurisë në terminal.Raportet e pasagjerëve pohojnë se kishte njerëz të paautorizuar në zonë. Ngjarja ka shkaktuar panik tek udhëtarët. /Ora News/