Gratë demokrate protestë para Kryeministrisë, Deda-Ramës: Ik sa më parë
Gratë demokrate kanë protestuar para kryeministrisë duke akuzuar liderin e qeverisë si dhunues të grave në Parlament dhe jo vetëm. Sipas kryetares së forumit të gruas demokrate gjuha që kreu i qeverisë përdor është e papranueshme. Protesta e grave demokrate u organizua pas seancës së të enjtes ku debati degjeneroi në fyerje dhe goditje me vezë në drejtim të kryeministrit. Tirane- Protesta e grave demokrate e cila ishte parashikuar të niste të nistë në orën 12 të drekës u shty për rreth 15 minuta për shkak se policia nuk kishte bllokuar kalimin e makinave. Një gjë e tillë ndodhi pas thirrjeve të deputetes VokshiGratë demokrate protestuan kundër fyerjeve të kryeministrit Rama seancën e të enjtes ndaj deputeteve Halimi dhe Deda dhe qëndrimit të Byrosë së Kuvendit lidhur me këtë çështje.Për kryetaren e Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare, Albana Vokshi, Kryeministri po përpiqet të bëjë pis parlamentin më shumë sesa vezët e hedhura të kolegëve të saj demokratë.Deputetja Deda, nuk nguroi të akuzojë Ramën si një frikacak, ndaj sipas saj ai mban afër kriminelët që ka futur në parlament dhe administratë. Ajo deklaroi se qeverisja e tij po ushtron presion të vazhdueshëm mbi gratë.Albina Deda: Çdo qytetar e di se cili është kapaciteti yt banal. Kur arrin të fyesh aq rëndë një grua, një deputete, një nënë, ti me siguri nuk e ke fare problem edhe të mashtrosh shqiptarët. I zhveshur siç je nga çdo normë banale, morale nuk pres që të më kërkosh falje. Gënjeshtra pas fyerjes pritej nga ti dhe nga soji yt. Je dhe një frikacak i madh, prandaj mban afër dhe kriminelë që ke sjellë aty në parlament dhe në të gjithë zyrat e shtetit. Por mos harro, unë dhe gjithë gratë që janë këtu në shesh dhe të gjitha ato gra që sot nuk kanë mundur të vinë nga presioni që ju i bëni administratës dhe presioni që ato ndjejnë në çdo moment në shtëpitë e tyre, pasiguria do të jetë portë dhe reagim i mëtejshëm i grave dhe forcës sime politike për të thënë ty: Ik sa më parë dhe të marrësh ndëshkimin e merituar.Vokshi: Sjellja e Kryeministrit është e pafalshmeNdërsa kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare, Albana Vokshi, tha se manifestimi i sotëm është një thirrje kombëtare në mbrojtje të jetës dhe integritetit të grave anembanë vendit.Vokshi: Me urdhrin e Ramës Byroja dënoi vetëm kolegen time Albina Deda dhe dy deputetët Hoxha dhe Strazimiri, dënoi pra armiqëtë e popullit. E mbani mend si dënonte dikur Byroja politike e Enver Hoxhës, ashtu u dënuan dhe tre kolegët e mi demokratë. Ndërkohë që Rama dhe deputetët e tij e kaluan paq edhe këtë herë.Vezët dhe boja e zezë mbi godinën e Kryeministrisë apo mbi godinën e Bashkisë kanë bërë më pak pis sesa ti e ke bërë pis administratën publike, qëndrore dhe lokale duke hedhur në rrugë mijëra gra dhe vajza të përgatitura dhe profesioniste, gra të përsekutuara dhe kryefamiljare për të zëvendësuar me persona me të shkuar kriminale e precedent penal. Ky manifestim i sotëm i joni është një thirrje kombëtare, të gjitha sulmet nga grave dhe vajzave janë një kërcënim prezent për të drejtat e gjithë popullësisë.Protesta jonë sot nuk është manifestim politik, por marshim kombëtar për të drejtat e grave në të gjithë Shqipërinë.[caption id="attachment_688772" align="alignnone" width="640"]
Protesta e grave demokrate para Kryeministrisë[/caption]Protesta e grave demokrate ishte paralajmëruar më herët, pas vendimit të Byrosë së Kuvendit për përjashtimin për dy ditë të deputetes demokrate Deda./Oranews.tv/