Serveri i Tatimeve, ish-Ministri Cani nuk paraqitet në Komisionin Hetimor

Ish ministri i Financave Shkëlqim Cani, nuk është paraqitur para Komisionit Hetimor Parlamentar për të dëshmuar mbi nderhyrjet në sereverin e tatimeve ku në  nëntor të vitit 2013 u konstatua zhdukja e rreth 4.3 milionë të dhënave tatimore.  Komsioni ka pyetur sekretaren e  përgjithshme të ministrisë së Financave dhe drejtoreshën e  Përgjithshme të Njësisë së Auditimit të Brendshëm.Ish ministri  i Financave, Shkelqim Cani, ka refuzuar të jap shpjegime para Komisionit Parlamentar për  ndërhyrjet në Serverin Tatimor duke mos ju përgjigjur ftesës.Në mungesë të ish-ministrit Cani, Komisioni mori në pyetje Sekretaren e Përgjithshme në Ministrinë e Financave, dhe drejtoren e  Përgjithshme të Njësisë së Auditimit të Brendshëm.  Dy zyrtarët e larta , refuzan të jepnin detajë mbi auditin që ministria ka kryer tek  Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, duke theksuar se ata nuk kanë qënë pjesë  dhe procesi  sipas tyre  është ndjekur nga ministri në atë kohë, Shkëlqim Cani.Refuzimin e dy zyrtarve për t'u përgjigjur mbi procesin e auditimit, demokratët e lexuan si tentativë për të ngarkuar me përgjegjësi vetëm ish ministrin Cani, i cili u shkarkua nga posti disa javë më parë.Geraldina Prodani: Drejtori i auditimit ka varësi direkte nga titullari, në ketë rast ministri i Financave.Helidon Bushati: Të sillni qoftë edhe një rast të vetëm, ku ekspertët e marrë nga listat të kenë deklaruar me vullnet të lirë që ne nuk duam pagesë. Do të ishte rast unik në administratën publike.Kesjana Halili: Auditimi i brendshëm varet nga ana funksionale dhe raporton drejtpërdrejt te titullari më i lartë i njësisë publike. Pra në këtë rast te ministri i Financave.Arben Ristani: E vetmja gjë që kemi kuptuar deri tani është që është vepruar në bazë të nenit 17 pika 3 duke nënkontraktuar ekspertë. Por, procedurën sesi kontraktohen këta ekspertë askush nuk po na e sqaron. Në ministrinë tuaj dijeni paska pasur vetëm ministri.Komisioni Hetimor, ka ripërsëritur kërkesën ndaj ish-ministrit Shkëlqim Cani, për të dëshmuar të premten e ardhshme, mbi ndërhyrjen në Serverin e Tatimeve.