Manjani: “Pikat e nxehta” Byroja Këshilli i Emërimeve, duhet tryezë politike
I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka folur për draft-opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias lidhur me reformën në drejtësi.Ai u shpreh se raporti është profesional dhe e vendos gjykimin mbi standartet dhe prek pikat e nxehta të reformës, siç janë Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.Ndërkohë për Ministrin Manjani nuk është e rëndësishme formula e votimit të trupave të reja gjyqësore, por garantimi i pjesmarrjes së opozitës në këto trupa.Manjani: Këshilli i Emërimeve është një mekanizëm i krijuar sim propozim i ekspertëve për tu marrë me çështjen e emërimeve, me këtë seleksionimin e kandidaturave në drejtësi.Është një Komision që vjen për shkak të detyrës, pra ku është kryetari i Gjykatës së Lartë, i gjykatës Kushtetuese, gjyqtari më i vjetër e kështu me radhë.Është një formulë. Nuk është se kërkon zgjedhje emrash, thjesht disa zyrtarë që kryejnë detyrat aktuale janë edhe pjesë e Këshillit të Emërimeve.Duket se nuk ju duket shumë i vlefshëm?Manjani: Të jem i sinqertë edhe mund të mos jetë.Nëse ka një mekanizëm tjetër që e bën më të lumtur edhe opozitën në këtë, sepse ky është edhe një nga diskutimet që ka PD, nuk do të ishte humbje e madhe.Të gjitha ato formula që sigurojnë pjesmarrjen e opozitës në proçesin e bërjes së institucioneve të reja, pra të jetë e detyrueshme pjesmarrja e opozitës, besoj se i kënaq të gjitha palët. Ajo që na ndan pak a shumë është që a duhet ti besojmë Këshillit të Emërimeve apo duhet të gjejmë diçka tjetër që të na bëjë atë listimin e kandidatëve më të zotë në këtë vend dhe që të mos e lidhim me propozime nga institucione konkrete siç ka qenë në fillim. Psh. Dhoma e Noterisë propozon një Avokatie e kështu me radhë, se kjo dukej si një mbyllje e qarkut.Ndërkohë që ka njerëz, ka juristë që nuk janë anëtarë të këtyre Dhomave por që mund të konkurojnë si shoqëri civile, si njerëz që kanë kontribuar në drejtësi. Që mund të kenë qenë ish diku, ish diçka.Kanë CV në jetë, ti nuk mund ti neglizhosh.Shqipëria është dhe një vend i vogël dreqi e mori dhe nuk është se i kemi burimet njerëzore me shumicë. Puna është sa të hapur do ta bëjmë këtë garë, sa profesionale do të jetë dhe ku do të ndodhë ky konkursi.Këtu kemi ngelur. Në momentin që sqarohet dhe kjo gjëja, ajo është krejtësisht e mundshme pastaj për tu kaluar.Nuk e shihni si një problem që mund ta lërë peng?Manjani: Në Shqipëri gjithçka mund të bëhet problem. Por që mekanizmat janë dhe qëndrimi i fundit i Venecias është shumë suportiv.Një shumicë e kualifikuar mund të zgjidhë ngërçin e momentit por imagjinoni që ti me një shumicë të kualifikuar mund të mbash peng jetën institucionale të vendit në pafundësi. Manjani: Tryezë politike për të arritur konsensusManjani është në favor të një tryeze politike për të arritur konsensusin për reformën në drejtësi dhe nuk përjashton një tryezë të nivelit më të lartë të kryetarëve të partive politike në Shqipëri. Manjani: T’ua them troç nuk e di sesi do jetë. Më së pari shoh një rol shumë më aktiv sesa deri më sot të Komisionit Parlamentar që është caktuar për këtë punë, që ka për detyrë. Aty ka deputetë, njerëz politik, kanë edhe ekspertë në rast nevoje që të bëjnë dhe formulimet e nevojshme seppse përsëri drafti ka nevojë për formulime dhe Venecia këtë thotë, por nuk përjashtohet as tryeza politike e kryetarëve të partive.Çdo gjë që i ndihmon dhe jep shpresë dialogut politik dhe që bën të mundshme miratimin e reformës në drejtësi sa më shpejt të jetë e mundur nuk ka pse të përjashtohet.Ministri ka folur dhe për projektligjin që ka propozuar për Shkollën e Magjistraturës, duke thënë se ligji i vjetër është i padrejtë.Manjani: Të krijojmë mundësinë që të rinjtë që do të vinë të futen në sistem e para vetëm nga Shkolla e Magjistraturës. Ndaj dhe kam propozuar që të hapen kuotat e Shkollës së Magjistraturës. Kam bërë një projektligj, e kam çuar për një xhiro konsultimesh për të parë sa të mundura janë ato propozime që janë bërë.Nuk ul pak cilësinë propozimi juaj?Manjani: Jo nuk e ul cilësinë aspak. Po kërkoj të kundërtën, po përpiqem tu krijoj lehtësi të gjithë atyre shqiptarëve dhe shqiptareve. E dini ju që me 7.5 e Surbonës nuk hyn dot tek Shkolla e Magjistraturës, po hyn me 8 e Fakultetit të Drejtësisë së Tiranës.Me gjithë respektin, por të lutem 7.5 e Surbonës ka një vlerë tjetër.Dhe këtë handikap idiot kam vendosur që ta përzë nga ligji, ta fshij nga ai ligj faqezi që i lë shqiptarët dhe investimet e familjeve shqiptare rrugëve të Tiranës dhe këta njerëz nuk paskan të drejtë të shkojnë në Shkollën e Magjistraturës? Ja ky është projektligji im. Dhe do ti rri fort kësaj, nuk e diskutoj fare këtë pjesë.