Plagosje me armë në Durrës, ngjarja pas një sherri të momentit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2013, 17:51
Një person është plagosur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pranë Pallatit të Sportit, ku si pasojë e një konflikti me armë zjarri ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale SH.P. Nga hetimet paraprake mësohet se ‘përplasja’ me armë ka ndodhur pas një sherri mes taksistëve.I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin rajonal për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.