Vetëflijohet me fostoksinë, 32-vjeçarja ndërron jetë në spitalin e Beratit

Vendos ti japë fund jetës në mënyrë tragjike, duke pirë fostoksinë. Kështu ka vepruar një 32-vjeçare, e cila pas aktit të vetëflijimit ka ndërruar jetë në spitalin e Beratit. Të paktën deri tani nuk ka asnjë arsye se përse e reja ka vrarë vetën, ndërsa është duke u hetuar ngjarja.Burime pranë Repartit të Urgjencës në spitalin e Beratit bëjnë me dije se rreth orës 11:00 të paradites së sotme humbi jetën Manushaqe Bakiu, 32 vjeçe, banorë e qytetit të Kuçovës.32-vjeçarja mësohet se ishte paraqitur për ndihmë mjeksore në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi familjarët e saj e gjetën në gjëndje të rëndë shëndetësore në dhomën e saj.Menjëherë ajo u dërgua për ndihmë mjekësore pranë spitalit të Beratit, ku mjekët konstatuan se vajza kishte konsumuar një sasi fotoksine për ti dhënë fund jetës. Drejt banesës së saj në qytetin e Kuçovës mbërritën më pas ekspertë të policisë, të cilët nisën hetimet e rastit për të mësuar shkaqet e vetëhelmimit.