Spitali rajonal i Lezhës, 45 vjet në shërbim të njerëzve të sëmurë
Spitali rajonal i Lezhës mbushi 45-vjet nga dita kur nisi aktivitetin e tij human ne ofrimin e shërbimit mjekësor të kualifikuar për komunitetin qytetar.Për të përkujtuar këtë përvjetor drejtoria e spitalit rajonal të Lezhës mbeshtetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe USAID-i organizuan nje takim, ku merrnin pjesë ish mjekë të këtij spitali, personeli shëndetësor aktual, deputetë, drejtues të pushtetit lokal dhe të ftuar të tjerë.Drejtori i spitalit, Gjovalin Leka, bëri nje panoramë të arritjeve të këtij spitali në shërbimin shëndetësor për 45 vjet, duke evidentuar kontributin e mjekëve që sherbyen vitet e para në këtë spital.Zv.Ministri i Shëndetësisë, Albert Gajo, foli për politikat e Qeverisë në përmirësimin e shërbimit shëndetësor, duke u ndalur tek investimet e saj në paisjen e spitalit rajonal të Lezhës.Më pas përshëndetën dhe mjekë të tjerë që kontribuan ndër vite në këtë spital. Në fund për mjeket e dalluar në sherbimin ndaj të sëmurëve u dhane tituj nderi, akorduar nga Keshilli i Qarkut Lezhë.