100 vjetori i drejtësisë shqiptare, aktivitete në gjykatën e rrethit të Lushnjës

Në 100 vjetorin e drejtësisë shqiptare gjykata e shkallës së parë të rrethit të Lushnjës ka organizuar një aktivitet, i cili do të vijojë edhe dy ditët e ardhshme.Në ambientet e gjykatës së Lushnjes ishin te pranishem gjyqtarë, prokurorë, juristë, avokatë, përfaqesues te pushtetit vendor, ish drejtues te gjykatës ndër vite dhe të ftuar të tjerë.Në këtë eveniment, kryetarja e gjykatës Lushnje, Anila Karanxha, ka falenderuar të pranishmit dhe kanë bërë përmbledhjen e punës së kësaj gjykate si dhe sfidat e drejtësisë në të ardhmen.Me pas aktiviteti eshte spostuar në Qëndrën Kulturore, Vaçe Zela, ku përveç të tjerave është përshëndetur dhe nga Artistja e Popullit, e madhja Margarita Xhepa.