Vidhet Muzeu i Kastriotëve, merret përkrenarja, nuk dihen autorët
Kjo është e tepërt, por për fatin e keq të historisë së Shqipërisë është e vërtetë. Vjedhjeve nuk i ka shpëtuar as Muzeu i familjes së Kastriotëve, në fshatin Sinë, pikërisht në vendlindjen e Heroit tonë Kombëtar. Nga Muzeu është marrë një përkrenare e cila ishte një prej objekteve të rëndësisë së veçantë.Akoma nuk dihet se si është realizuar vjedhja, por dyshimet e para lidhen me ndonjë visitor në këtë Muze.Në fakt Muzeu ka vetëm disa ditë që është rihapur pas kërkesave të shumta të vizitorëve, ndërkohë që me hapjen e tij është vjedhur objekti më me vlerë.Kryeplaku i fshatit tregon se gjatë pastrimit të Muzeut ka rënë në sy mungesa e përkrenares së heroit tonë, duke pohuar se në dijeni janë vënë menjëherë autoritetet policore.Është për të ardhur keq që për këtë Muze, të cilin ndoshta shumë pak vetë e dinë që ka vlera të veçanta nuk kujdeset njeri, duke e lënë në mëshirë të fatit. I vetmi që kujdeset është pronari i tokës ku është ndërtuar Muzeu.Në një ndërtesë ku pretendohet të tregohet pjesa më e ndritur e historisë së vendit, sic është Muzeu i Kastriotëve, është e pakonceptueshme të mungojë ciceroni, apo stafi i mirëmbajtjes, ndërkohë që vulën kësaj neglizhence ja vë vjedhja misterioze e përkrenares së Gjergj Kastriotit Skëndërbeut.