Kukës, shpërndahen pagesat për të përndjekurit, pritet të përfitojnë 220 persona

Më shumë se 220 ish të përndjekur në qarkun e Kukësit pritet që të përfitojnë pagesën e këstit të dytë për dosjet e radhës së ish-të dënuarve politikë, të shpërndara nga Ministria e Financave.Sipas kryetarit të shoqatës së të përndjekurve politikë në Kukës, Avdi Gjana për dosjet e nisura me emrat e ish të persekutuarve politike tashmë është bërë pagesa e radhës dhe paratë mund t'i marrin në llogarinë e tyre në bankat e nivelit të dytë, personat e listuar.Në javët e fundit, pagesat për ish-të përndjekurit politikë janë rritur ndjeshëm. Kjo është lista e radhës për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë.Vetëm gjatë javëve të fundit janë plotësuar 805 dosje, për emrat e qarqeve të ndryshme të vendit, ndërkohë në 8 ditë janë paguar rreth 1807 dosje. Brenda pak javësh do të mbyllet proçesi i pagesës për këstin e dytë për rreth 4700 dosje të ngelura.