Listat shumëemërore, KQZ: Miratohen me 14 maj, kërkesa e Malaj shqyrtohet nesër
14 maji është afati që KQZ do të miratojë apo refuzojë listat shumëemërore për deputetë të dorëzuara nga koalicionet dhe partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit. Në një dalje për mediat zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha tha se KQZ eshte duke përpunuar dhe verifikuar dokumentacionin e kandididimit për të gjitha partitë qe kanë depozituar lista shumemërore.“Ne Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Brenda afatit të përcaktuar në nenin 67, pika 1 dhe 2 kane depozituar lista shumemërore gjithësej 66 parti politike.Nga këto 66 parti politike, 61 parti politike janë parti të cilat janë pjesëtare të Koalicioneve Zgjedhore ndersa 4 parti janë parti të cilat do të kandidojnë më vete.KQZ në mbështetje të nenit 73 të Kodit Zgjedhor, eshte duke përpunuar dhe verifikuar dokumentacionin e kandididimit për të gjitha partitë qe kanë depozituar lista shumemërore.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda dates 14 maj 2013 duhet të miratojë ose refuzojë listat shumemërore të partive të sipërcituara.Ne mbeshtetje të nenit 73, pika 3 dhe 6, KQZ ka nxjerrë aktin normativ që përcakton afatet e publikimit të listave shumemërore.Për sa më sipër në mbështetje të nenit 12 të Udhëzimit nr. 2, datë 29.01.2013, “Për caktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit dhe afatet për publikimin e listave të kandidatëve”, KQZ do të publikojë listat shumemërore pas përfundimit të afateve të ankimeve kunder vendimeve të KQZ për miratimin ose refuzimin e listave shumemërore” tha ajo.Sa i përket kandidaturave të pavarura, nga tre të tilla, Hoxha tha se 2 janë konfirmuar nga KQZ, ndërsa kërkesa e zotit. Arben Malaj pritet të shqyrtohet në mbledhjen e të mërkurës.“Ndërsa lidhur me kandidatët e pavarur mund te themi se jane 3 kandidat të mbështetur nga Zgjedhësit për zgjedhjet për kuvendin e Shqipërisë, të datës 23 qershor. konkretishtDritan Prifti Qarku Fier (eshte miratuar ne mbledhjen e se shtunes).Arben Malaj Qarku Vlore (shqyrtohet neser ne mbledhjen e KQZ-se)Laureta Gjoni Qarku Vlore (eshte miratuar ne mbledhjet e muajit prill)” përfundoi zëdhënësja e KQZ.