Vrasja e policit në postobllok, dosja te Krimet e Rënda

Edmir Koleci, person i cili akuzohet se aksidentoi për vdekje policin Selman Lena dhe la të plagosur një tjetër në gjendje të rëndë do të të hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Burime nga kjo Prokurori bëjnë me dijë se ndaj Kolecit është ngritur akuza e vrasjes me dashje në rrethana të tjera cilësuese si dhe plagosje me dashje.Kjo për faktin se ka rënë poshtë versioni i të akuzuarit se ai ka qënë në gjendje të dehur në kohën kur ka ndodhur aksidenti. Ndërkohë që ditën e martë pritet të merret edhe masa e sigurisë për Kolecin në Gjykatën e Krimeve të Rënda.Ndërsa burime nga policia e kryeqyettit bëjnë me dijë se një hetim është nisur nga Shërbimi i Kontrollit të Brëndshëm, hetim i cili ka si synim të vërtetojë reagimin që kanë patur kolegët e Selman Lenës,por edhe për të parë mënyrën sesi ishte i vendosur postoblloku i ngritur nga forcat e Komisariatit numër 5 mbrëmjen e të shtunës.Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e së shtunës ku polici Selman Lena, 41 vjeç humbi jetën dhe Preng Lleshi u plagos rëndë pasi u përplasën nga automjeti tip BMV i drejtuar nga Koleci.Për ngjarjen, policia sqaroi se makina me targa greke nuk i është bindur kërkesës së policëve për të ndaluar për kontroll dhe duke ecur me shpejtësi ka goditur postbllokun, i cili ishte me shenja dalluese dhe kone paralajmëruese.Dëshmori i Atdheut, Selman Lena baba i tre fëmijëve, kishte lindur në Burrel dhe prej 22 vitesh shërbente në strukturat e Policisë së Shtetit.