Beteja për Këshillin e Tiranës, Bashkia padi penale këshilltarëve të opozitës
Bashkia padit në Prokurorinë e Tiranës anëtarët e majtë të Këshillit bashkiak.Kallëzimi penal ka pasur si akuzë "Shkatërrimin e pronës" dhe "Kundërshtimin e punonjësve që kryejnë një detyrë shtetërore ose në shërbim publik".Sipas padisë së Bashkisë “një grup personash në bashkëpunim kanë hyrë me forcë në ambientet e Bashkisë së Tiranës, duke kundërshtuar punonjësit e Policisë Bashkiake që ishin duke kryer detyrën e tyre. Këta persona, në bashkëpunim kanë shkatërruar derën kryesore të Bashkisë së Tiranës, dhe kanë hyrë me forcë në ambientet e institucionit”.Pikërisht duke marrë shkas nga kjo gjë Bashkia Tiranë, i është drejtuar institucionit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, për të hetuar në lidhje me këtë rast, në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat e saj ligjore e kushtetuese.