Mustafa: Mandati i qeverisë deri në 2018, opozita të kthehet në Kuvend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2016, 16:49
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se opozita le të vazhdon të jap afate deri më 2018, por Qeveria nuk do t'ia di për ato, sepse ka detyrime shumë më të mëdha.
Mustafa këto komente i bëri në konferencë për media, ku tha se Qeveria është e palëkundur në mandatin dhe përgjegjësit e saj, kurse opozitën të kthehet në Kuvend dhe mos të merret me gjëra të kota.“Opozita mund të jap afate sa të don deri më 10 qershor 2018, nuk do ta lodhi mendjen te afatet e tyre sepse kemi detyrime shumë më të mëdha ndaj qytetarëve, duke forcuar shtetin, ekonominë dhe integrimin e në mekanizma euro-atlantik”, ka thënë ai.Ai tha se gjatë këtyre 8 viteve është ndërtuar një Kosovë e re, janë ndërtuar FSK-ja e cila është e gatshme për të ndërhyrë në raste urgjente, por gjithashtu shteti i Kosovës është njohur nga më shumë se 100 shtete.Mustafa shtoi se kanë prit që edhe ata që kanë protestuar të kenë flamurin shtetëror.“Dyshojë që protestuesit kanë shpreh pajtueshmërinë me udhëheqësit që kanë fol aty, sepse atë që e kanë thënë, flet për shumë të pa vërteta që në mënyrë ilegale mundohen ta shkarkojnë Qeverisë”, ka thënë ai.Sipas tij, kjo Qeveri do të vazhdojë punën deri në fund të mandatit të paraparë me ligje, ndërsa tjerët duhet të bëhen gati për ato ditë.“Jo me parulla, jo me të pavërteta, jo përmes shesheve por duke u kthyer në Kuvend sepse për aty kanë marr legjitimitetin dhe votën e qytetarëve”, tha Mustafa.Ai ka ftuar opozitën që të kthehet në Kuvend dhe mos të merret me gjëra të kota dhe me formë të tillë, ku nga sheshi hiqet legjitimiteti i Qeverisë./KosovaPress/