A do të deportohet e vetme vogëlueshja shqiptare nga Gjermania?
Një 2-vjeçare shqiptare ka marrë njoftimin se ajo duhet të kthehet në Shqipëri, e vetme pa prindërit. Kështu shkruajnë mediat gjermane për vogëlushen shqiptare Edona, 20 muajshe.Gazeta Online Spiegel shkruan se familja e vogëlushes shqiptare ka këkruar azil në Gjermani, për shkak të rrezikut të jetës. Por, Zyra Federale e Gjermanisë ka thënë se Edona duhet të largohet brenda një jave.Arsyeja për largimin e Edonës: Ajo është e vogël dhe nuk përbën subjekt përndjekje në Shqipëri.Por gazeta “Der Westen” shkruan se prindërit janë integruar në jetën gjermane, ata punojnë dhe nuk marrin asistencë sociale.Ndërkohë djali i madh shkon në shkollë fillore.Por Spiegel shkruan se nuk është kështu e vërteta, pasi kërkesa për azil e prindërve është shqyrtuar, por vendimi nuk bëhet publik për shkak se mund të shkelë privatësinë.Gjithçka vjen për shkak të sistemit të komplikuar si dhe numrit të madh të kërkesave për azil.Zyra e Emigracionit sqaron se asnjë fëmijë nuk do deportohet i vetëm.“Një gjë është e qartë, në varësi të vendimit për prindërit, do veprohet edhe me Edonën. Ose ikin të gjithë, ose qëndrojnë të gjithë”.