Dështon "Spitalla", skualifikohen dy kompanitë në garë për zonën e lirë

Skualifikohen dy kompanitë të cilat ishin në garë për zhvillimin e zonës së lirë ekonomike të Spitallës. Ministria e Ekonomisë bën me dije per Ora News se shkak për këtë ka qenë mungesa e dokumentacionit të paraqitur nga kompania kineze dhe ajo italiane. Zona e lirë Ekonomike e Spitallës parashikohej të jepej me konçesion për 90 vite dhe kishte një sipërfaqe prej 500 hektarësh. Komisioni i Vlerësimit pritet që të vendosë nëse do të çelet ose jo një garë e re. Dështon tenderi për zonën e lirë ekonomike të Spitallës.Ministria e Zhvillimit Ekonomik bën me dije se kompania kineze "Zhejiang Haiteng Investment Co. Ltd" dhe "Bejing Dongrun Tongbao Technology Co.Ltd", si dhe ajo italiane "RENDur4" janë skualifikuar pasi kanë pasur mungesë të dokumentacionit.Gjatë dorëzimit të ofertave vëmendje tërhoqi konsorciumi kinez, i cili ofroi një vlerë investimi prej 1.5 miliard dollarësh dhe synonte hapjen e 90 mijë vendeve pune duke lënë disi në hije kompaninë italiane e cila nuk ofroi një vlerë investimi.Qeveria synonte të jepte në përdorim zonën e lirë ekonomike prej 500 hektarësh për 90 vite. Komisioni i Vlerësimit të ofertave , pas verifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga kompanitë pjesëmarrëse konstatuan se kishte një sërë mangësish sidomos përsa i përket dokumentacionit teknik dhe vendosi skualifikimin e tyre.Më pas dy kompanitë janë njoftuar edhe për arsyet e skualifikimit.Zhvillimi i zonës së lirë ekonomike synonte të thithte rreth 1 miliard euro investime. Mallrat që do të prodhoheshin në zonën e lirë ekonomike sipas projektit do të ishin pjesë elektronike, mekanike dhe elektroshtëpiake të orientuara për eksport, në mënyrë që të mos dëmtoheshin bizneset e tjera që paguajnë taksat rregullisht në vend.Të gjithë investitorët që do të bëheshin pjesë e zonës së lirë ekonomike do të përfitonin një sërë lehtësirash fiskale, si ulje me 50% të tatim fitimit dhe heqje të sigurimeve shoqërore për 1 nga 3 punonjës.Qeveria njoftoi ndër të tjera se shumë shpejt në Shqipëri do të viheshin në dispozicion të biznesve edhe dy zona të lira ekonomike në Vlorë dhe në Koplik, por i pari nisi me dështim./Oranews.tv/