Basha: Shkarkimi i Canit për konçesionin e TVSH, Rama sfidon mesazhet e Kerryt

Konçesioni i TVSH-së, sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, qëndron në krye të arsyes pse kryeministri Edi Rama shkarkoi Ministrin Shkëlqim Cani dhe në vend të tij emëroi Arben Ahmetajn. Sipas tij,  Ahmetaj është i besuari i Kryeministrit dhe do i shërbejë atij për ti hapur rrugë konçesionit që ai e cilëson të turpshëm.  Gjithashtu Basha u përqëndrua tek vizita e Sekretarit Amerikan Kerry, ndërsa akuzoi Krteministrin se po shpërfill mesazhet e tij për dekriminalizimin dhe korrupsionin.Shkarkimi i Ministrit, Shkëlqim Cani dhe emërimi i Arben Ahmetajt në krye të financave shqiptare, sipas kryetarit të Partisë Demorkatike Luzlim Basha, ka qëllim kryesor ti hapë rrugë konçesionit të TVSH-së.Basha: Shkarkimi poshtërues i Shkëlqim Canit dhe emërimi i Arben Ahmetajt është bërë për ti hapur rrugë konçesionit të TVSH-së, ëhstë bërë për ti hapur rrugë kontrollit të plotë të burimit të korrupsionit qeveritar për llogari të Ramës dhe kupolës së tij të parave.Përveç arsyes së konçesionit të TVSH-së, i cili është në proçes tenderimi dhe ndaj të cilit tashmë ish-Ministri Cani ka patur rezerva, Basha renditi disa arsye të tjera që lidhen me emërimin në vend të tij të Arben Ahmetajt.Basha: Emërimi i Arben Ahmetajt ëhstë një sulm, një ofensivë e re, më e babëzitura që Edi Rama ka shpallur ndaj financave publike për ti zhvatur me dorë akoma më të rëndë se deri më sot. Emërimi i Arben Ahmetaj është reduktimi brutal, pa doreza i qeverisjes në një  punë të vetme, të bëjnë pare. Emërimi i Arben Ahmetajt është lufta e re, më e zeza që Edi Rama u shpall zgjedhjeve të lira sepse kërkon ti vendosë që tani në rrethimin e parave të pista.Ndryshimet në qeveri dhe shfaqen e kryeministrit Rama në krah të zyrtarëve që opozita i ka denoncuar si të kriminalizuar,  kryetari i demokratëve e lexon si sfidë të hapur ndaj mesazheve të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry.Basha: Kjo është beteja. Kjo është lufta e opozitës shqiptare. Të çmojmë liritë, të mposhtim sundimin e krimit, të vendosim sundimin e ligjit. Në qoftë se deri dje kemi ëndërruar, shpresuar dhe inkurajuar njëri-tjetrin dhe ndjekësit tanë, sot pas vizitës së sekretarit Kerry jemi më optimistë.Basha tha se Partia Demokratike do vazhdojë betejën politike e ligjore për ti treguar shqiptarëve me fakte  sesi po vidhen paratë e tyre.