Gjobë 4 mijë stërlina “Ryanair”, për faj të çiftit shqiptar
Linja ajore ‘low-cost’ “Ryanair” është gjobitur me 4 mijë stërlina pasi kishin kaluar kontrollet në pikën kufitare në Spanjë në drejtim të Edinburgut në Skoci me pasaportë false greke.Marsin e vitit të kalua burri dhe gruaja kishin mbërritur në Majorka me një avion të kësaj linje.Në bazë të një ligji britanik penalizohet linja ajrore dhe pronarët e anijeve nëse lejojnë udhëtarët të mbërrijnë në Britani me pasaporta jo të rregullta pasi të kenë kaluar pikat e kontrolleve.Çifti shqiptar ka mundur të hyjë në Britani me pasaporta false greke pasi ka kaluar kontrollet në Majorka të bëra nga stafi i “Ryanair” në Spanjë.Detaje nga kjo histori u zbuluan në Londër kur një gjykatë britanike ka pranuar apelimin e bërë nga linja ajrore.Kompania thotë se vitin e kaluar u detyrua të paguajë gjobë 400 mijë stërlina pikërisht për cështje të tilla. Ajo argumenton se gjoba prej 4000 mijë stërlinash është e padrejtë pasi pasaportat mund të mos identifikoheshin nga kontrollorët e tyre për arsye të dukshme shkruan heraldscotland.com./Oranews.tv/