Unaza e Vogël, nis puna për ndërtimin e segmentit të parë, shpronësimet më pas
Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e Unazës së Vogël të qytetit. Punimet po kryhen në segmentin e parë pranë Bankës së Shqipërisë, për të vijuar më tej tek Muzeu Historik Kombëtar dhe Ushtari i Panjohur. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka inspektuar punimet dhe e ka konsideruar Tiranën si një kantier të hapur ndërtimi. Shpronësimet e banesave pas godinës së INSIG do të kryehen me vendim të Këshillit të Ministrave në fazën e tretë të punimeve.Këtë pamje do të ketë Tirana me ndërtimin e Unazës së Vogël, që rikthen projektin e ish-Kryebashkiakut Rama për qendrën pedonale.Faza e parë e punimeve ka nisur nga zona e Bankës së Shqipërisë, segmenti pranë Muzeut Historik Kombëtar dhe Ushtarit të Panjohur.Projekti parashikon paisjen me korsi të dedikuara për biçikletat, autobusët, si dhe hapësira të bollshme për këmbësorët.Nga kryerja e punimeve, trafiku që vjen nga zona e 9 katësheve është devijuar djathtas drejt bulevardit “Zogu 1” dhe majtas drejt qendrës. Punimet i ka inspektuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.Veliaj: Nuk kemi sot asnjë hezitim për të vazhduar me modernizimin e Tiranës, zyrtarisht sot Tirana është e gjitha një kantier i hapur jo vetëm me ndryshimet që po ndodhin në infrastrukturën sociale, shkolla, kopshte e çerdhe, por edhe në infrastrukturën rrugore.Këto janë shtëpitë dhe bizneset që do të shpronësohen nga qeveria për t'i hapur rrugë fazës së tretë të Unazës së Vogël.Gazetarja: Bashkia do të ndërtojë Unazën e Vogël të qytetit.Banori: E kam lexuar dhe e kam parë në televizione.Gazetarja: A ka ardhur dikush që tu shpjegojë?Banori: Asnjë njeri.Banorët nuk kanë informacion për këtë proçes, por Bashkia e Tiranës informon se shpronësimet do të kryhen me vendim të Këshillit të Ministrave, në të cilin do miratohet dhe fondi për kompesimin.Segmenti i dytë për këtë vepër infrastrukturore do të nisë nga rruga e "Barrikadave" dhe segmenti i tretë nga rruga e "Barrikadave", kryqëzimi me rrugën "Uran Pano" deri tek "Ushtari i Panjohur".