Akuzat e opozitës për kompleksin e pishinës, Kokëdhima: Shpifje për të më përbaltur
Deputeti socialist Koço Kokëdhima dhe Kryebashkiaku Dritan Leli kanë hedhur poshtë akuzat e opozitës për kompleksin e pishinës në Radhimë. Kokëdhima i cilësoi shpifje me qëllim baltosjen e figurës së tij, ndërsa Leli tha se projekti ka kaluar dhe është miratuar me transparencë të plotë në Këshillin Bashkiak.Pas protestës së organizuar disa ditë më parë nga banorët e Radhimës ,Orikumit e Tragjasit, të cilës iu bashkua edhe opozita ka reaguar deputeti i PS Koço Kokëdhima dhe Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli.Sipas Kokëdhimës, familja Berisha po tenton të politizojë një çështje me të cilën nuk ka lidhje për të dëmtuar imazhin e tij.Koço Kokëdhima: “Ka pasur një protestë së familjes së Saliut. Bën pjesë në ato sjellje shpifëse, të ulëta, jo etike dhe jo të vërteta të familjes së Saliut që e kanë marrë peng Partinë Demokratike dhe opozitën e vendit e që mendojnë se mund të cënojnë besueshmërinë e popullit dhe të rajonit tonë në punën dhe në sjelljen si timen ashtu edhe të deputetëve të tjerë apo të përfaqësuesve të partisë socialiste.”Kryebashkiaku i Vlorës i ka cilësuar të pabaza dhe politike, akuzat e opozitës, ndërsa shpjegon se investimi në Radhimë do të nxisë zhvillimin e zonës.Dritan Leli: “Bëhet fjalë për pishina gjigande dhe komente politizuese për projekte kaq shumë të përshtatura me natyrën e ambjentin. Janë thjesht dy zgjatime bankinash me distancë 50 metra nga njëra tjetra të cilat do të përdoren nga notarët e rinj të këtij qyteti.”Të hënën banorët e Radhimës, Tragjasit, Orikumit e Dukatit, të mbështetur dhe nga opozita, protestuan ndaj projekteve për ndërtimin e një kompleksi pishinash dhe rezervuari peshku./Oranews.tv/