Idrizi akuzon Ministrinë e Jashtme: Asnjë masë për mbrojtjen e çështjes çame në Greqi

Mbledhja e Komisionit të Jashtëm, është shoqëruar me diskutime të forta mbi çështjen çame. Në Komsion ka raportuar Ministria e Jashtme mbi marrëdhëniet me shtetin Grek, por kryetari i PDIU-uë, Shpëtim Idrizi, akuzoi diplomacinë shqiptare se nuk është në lartësinë e duhur dhe se nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të hartuar një paketë të plotë me fakte ligjore e historike në mbrojtje të çështjes çame përballë Greqisë. Zyrtarë të Ministrisë se Jashtme i rrëzuan këto pretendime dhe thanë se mes dy vendeve nuk ka çështje tabu.Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idirizi, ka shfrytëzuar praninë e përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme në Komision Parlamentarë për t’i akuzuar ata se nuk kanë marrë asnjë masë për mbrojtjen e çështjes çame përballë Greqisë.Ministria e Jashtme raportoi për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa i gjithë diskutimi është zhvilluar pa praninë e medias. Kryetari i partisë që mbron çështjen çame, Idrizi, denoncoi një konferencë shkencore të zhvilluar nga Ministria Greke e Jashtme, mbi çështjen came. Sipas Idrizit shteti grek edhe pse e pranon çështjen çame, po merr të gjitha masat që të ndërtojë argumentet ligjore dhe historike kundër saj.Në këtë pikë, Idrizi, akuzoi Ministrinë e Jashtme shqiptare se nuk është në lartësinë e duhur, pasi nuk ka asnjë konferencë shkencore, për të krijuar një dosje të plotë dhe serioze me argument të forta juridike dhe historike për të mbrojtur çështjen çame përballë Greqisë. Komisioni i Jashtëm , ishte i hapur për mediat vetëm në pjesën kur Ministria e Jashtme raportoi në vija të përgjithshme për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.Sekretari i Përgjithshem i Ministrise se Jashtme Qirjako Qirko, tha se dy vendet po diskutojnë për heqjen e ligjit të luftës mes dy vendeve i cili është në fuqi prej vititi 1940.Qirjako Qirko: "Pika më e ndjeshme në këtë drejtim është ligji anakronik i luftës midis Shqipërisë dhe Greqisë, anulimi i të cilit do të çlironte shumë energji në marrëdhëniet dy palëshe.”Ministria e Jashtme thotë se mes dy vendeve fqinje nuk ka asnjë çështje tabu për tu diskutuar./Oranews.tv/