Mblidhet sot Bordi i FMN-së, do miratohen këstet e kredisë për Shqipërinë

Bordi Ekzekutiv i FMN-së mblidhet sot në Uashington për të miratuar lëvrimin e dy kësteve të kredisë për Shqipërinë.Mbledhja është parashikuar në 16.00 me orën shqiptare dhe pritet të zgjasë rreth 2 orë e gjysmë.Sipas kalendarit, në mbledhjen e bordit të Fondit Monetar përveçse për Shqipërinë, do të diskutohet edhe për Malin e Zi dhe Indonezinë.FMN pritet të lëvrojë këstin e pestë dhe të gjashtë në marrëveshjen me qeverinë shqiptare, me vlerë totale 73.8 milionë dollarë.Misioni i FMN që ishte në nëntor në Tiranë konstatoi plotësimin e kushteve të marrëveshjes nga pala shqiptare dhe do t'i rekomandojë bordit ekzekutiv lëvrimin e dy kësteve të kredisë. Misioni i radhës i Fondit Monetar Ndërkombëtar pritet të vijë në mars për të analizuar ecurinë e ekonomisë dhe gjendjen e financave publike./Oranews.tv/