Policia arreston pesë persona të cilëve iu gjet një bidon me benzinë
Policia e Kosovës ka konfirmuar edhe zyrtarisht përmes një komunikate për media se ka arrestuar pesë persona në një veturë BMW.“Rreth orës 13:30 në rrugën “Kosta Novakoviq” në Prishtinë, gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj një automjeti të tipit BMW, ngjyrë e zezë me targë Kosove, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një bidon me benzinë, si dhe një shkop bejsbolli, për të cilat policia ka ngritur dyshime se të njëjtat mund t’jenë destinuar për përdorim në ndonjë aktivitet të dhunshëm”, ka thënë Policia përmes një komunikate për media.“Në momentin e ndalimit të veturës pesë persona ishin prezent në të, të cilët menjëherë janë shoqëruar në stacionin policor”, thekson më tej Policia.Aktualisht policia është duke punuar për të sqaruar dhe ndriçuar të gjitha rrethanat që e karakterizojnë këtë rast. /Koha.net/