Reduktohen lëndët për gjimnazistët, Gjuha Shqipe ndahet nga Letërsia

Ministria e Arsimit do të nisë një reformë në kurrikulën e arsimit të mesëm.  Në vitin shkollor 2016-2017 parashikohet një reduktim në 6 lëndë për klasat e 10 dhe të 11, si dhe thjeshtimi i përmbajtjes se teskteve. Do të ketë një profilizimi të klasave të 12-ta, për ti orientuar më mirë drejt programeve të arsimit të lartë.Tirane- Lëndët e gjimnazit në vitin e ardhshëm shkollor do të jenë më të thjeshta në përmbajtje pasi pritet te reduktohet numri i programave. Numri i lëndëve të detyruara me kurrikulën e re do të zbresë nga 18 në 12 për klasat e 10 dhe të 11. Reduktime të lëndëve do të ketë dhe për maturantët.Gerti Janaqi:  "Klasa e 12 ka vetëm 5 lëndë të detyrueshme ndërkohë të tjerat mund të jenë me zgjedhje. Të detyrueshme në klasën e 12 do të jenë gjuha dhe letërsia, matematika, gjuha e huaj dhe sporti.Pastaj vjen menuja me zgjedhje ku në varësi të degës që një maturant do të dojë pas 3 vitesh ai do specifikojë zgjedhjen e vet”.Testimet e kryera në arsimin bazë nga Agjensia Kombetare e Provimeve treguan nivel të lartë të gabimeve drejtëshkrimore të gjuhës shqipe dhe analfabetizmit.Për këtë arsye, autoritet e arsimit do të ndajnë lëndën e Gjuhës shqipe nga Letërsia, për ti dhënë prioritet secilit program.Nikolla: "Kjo reformë do të mësojë që tekstet e reja bashkëkohore të standarteve më të mira të jenë pjesë edhe e gjimnazit dhe ne të mundësojmë atë angazhim që kemi marrë që brenda 3 viteve në të gjithë sistemin parauniversitar e të fusim kurrikulën e re dhe tekstet e reja."Reforma e kurrikulave të arsimit të mesëm do të profilizoj maturantët sipas prirjeve dhe dëshirave për të ndjekur studimet e larta.Disa nga risitë e kurrikulës së re janë:

  • Ndarja e gjuhës shqipe nga letërsia
  • Rikthimi i traditës së filozofisë në kurrikulën bazë
  • Zvogëlohet mundësia e zgjedhjes në dy vitet e para të gjimnazit
  • Shtohet numri i orëve me zgjedhje në klasën e 12-të (mbi dhjetë orë)
  • Hiqet sistemi i koeficientëve për lëndët me zgjedhje
  • Zgjidhet më mirë raportin mes kurrikulës bërthamë dhe asaj të avancuar
  • Programet kurrikulare të gjimnazit mundësojnë që të shkruhen tekste shkollore më pak të ngarkuara
  • Modulet kurrikulare plotësojnë nevojën e nxënësve në drejtim të çështjeve prioritare të shoqërisë së shekullit XXI
  • /Oranews.tv/