Jason Taylor, Artisti britanik krijon skultpurën "Trapi i Lampeduzas"
Një artist britanik ka instaluar një skulpturë të jashtëzakonshme, një anije me emigrantë, që simbolizon anijen që u mbyt në ishullin spanjoll të Lanzarote më 2 shkurt.Jason De Caires Taylor përdori emigrantët dhe një varkë të braktisur, për të krijuar për të ideuar këtë projekt që e ka quajtur thjesht: "Trapi i Lampeduzas".Ai i referohet varkës apo trapit të vogël të Medusës, pikturës së piktorit të famshëm francez, romantikut Theodore Gericault, i cili përshkruan mbytjen e anijes franceze Meduza.Kjo vepër i dedikohet posaçërisht krizës së emigrantëve që ka pushtuar Europën, Afrikën dhe Lindjen e Mesme.Në vitin 2013, 366 emigrantë humbën jetën në bordin e një anije pranë ishullit italian të Lampeduzas, në përpjekje për të shkuar drejt BE.Lampeduza gjendet vetëm 300 km larg Libisë.Kjo ngjarje ishte një nga tragjeditë më të rënda të dekadave të fundit.Kjo vepër është pjesë e një projekti më të madh të artistit britanik që quhet "Muzeu Atlantik". Prpjekti do të zgjasë deri në janar të vitit 2017, tha Taylor.Secila skulpturë është krijuar duke përdorur çimento detare.Vetë skulptori tha për “Reuters” se projekti i tij flet për shpresën, humbjet dhe braktisjen nga shoqëria. Bëhet fjalë për luftën për mbijetesë, sikurse po vazhdon të ndodhë në ujërat e Mesdheut.Punimet për "Trapin e Lampeduzës", Taylor thotë se i ka nisur në shkurt të 2015 dhe se ajo peshon plot 2 ton.Publikisht muzeu nën ujë do të hapet më 1 mars për të qëndruar i tillë deri në janar të 2017-ës.
