Laborator kokaine në shpatet e malit pranë vullkanit "Vezuv"

Policia italiane ka zbuluar një laborator kokaine në jug të Napolit, në një qytet në shpatet e vullkanit të Vezuvit.5 perosna janë arrestuar , përfshirë dy anëtarë të njohur të mafias lokale. Gjithashtu policia ka vënë në pranga edhe tre shtetas kolumbianë, ka sekuestruar 7 kilogram kokainë dhe 20 litra lëng me bazë kokaine, e cila në treg kap një vlerë prej 3 milionë euro.Grupet e mafias jugore italine, vecanërisht ata që operojnë në Napoli dhe rrethinat e tij janë të njohur si importuesit më të mëdhenj të kokainës në europë, e cila zakonsiht vjen nga amerika jugore.Policia italine thotë se importi i saj ose rrugët e tregtimit dhe të kamuflimit janë sofistukuar shumë, shpesh herë në forma shumë të cuditshme maskuese.Autoritet shpjeguan se laboratori ishte ngritur në një banesë , pikërisht në kuzhinën e saj dhe përdorej për nxjerrjen e drogës nga një material plastik.Nënkolonel në policinë finaciare, Giuseppe Furciniti shpjegon se kolumbianët kishin ardhur në itali mbase për të shpjeguar procesin e nxjerrjes së drogës nga plastika, pasi ata e kishin përgatitur dhe normalisht ishin të vetmit që dinin procesin e hapjes.Furciniti nuk dha hollësi të mëtejshme për mënyrën e transportit të drogës nga jugu i Amerikës në jugun e Italisë, apo edhe faktin se si ranë në gjurmët e laboratorit të dorgës, me argumentin se hetimet janë në vazhdim e sipër.[caption id="attachment_679614" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Laboratori i droges i zbuluar nga policia italiane Ne foto: Laboratori i droges i zbuluar nga policia italiane[/caption]/Oranews.tv/